Ylli brazilian i futbollit Neymar vazhdon të na mahnisë. Ai ka shënuar
një gol fantastik dje nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të, për t’ia
siguruar një barazim ekipit të tij Santos ndaj Sao Caetanos (1:1).
Neymar gjuajti për mrekulli në pjesën e epërme të majtë të portierit
kundërshtar, i cili nuk kishte shanse të reagonte për ta ndalur topin.
Mysafirët kishin shënuar të parët në minutën e gjashtë përmes Jael.










