kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Kuvendi ngrit shqetësim për rastin. Show all posts
Showing posts with label Kuvendi ngrit shqetësim për rastin. Show all posts

Thursday, May 2, 2013

Ja si edukohen nxënësit e Kosovës (Video)

Kuvendi ngrit shqetësim për rastin
 Për një video të publikuar në internet, ku shihet se në Shkollën e Mesme të Ultë, “Thimi Mitko” në Gjilan vetëm mësim nuk zhvillohet, sot është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Njëri nga deputetët ka ngritur shqetësim për këtë video, duke kërkuar edhe raport nga inspektorati i arsimit komunal në Gjilan.
Për videon që po bënë gjiro në kanalin Youtube, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Drejtoratit të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati, i cili ka deklaruar se video është e moçme, e kohës kur ai nuk ka qenë në krye të arsimit gjilanas.
“Ajo video është që tri vite. Unë atëherë nuk kam qenë drejtor i arsimit, por kam parë se mësimdhënësi ka marrë vërejtje nga organet kompetente. Mund t’u them se disiplina në shkollat e Gjilanit, posaçërisht në atë shkollë është në nivel”, ka deklaruar Nevzati.
Në videon e postuar më poshtë, profesori dhe nxënësit nuk shihen fare duke mësuar, por duke luajtur dhe fjalosur mes vete.
Në një moment njëri nga nxënësit i afrohet profesorit për të shikuar në ditar, derisa ai mundohet t’a largojë atë. Ata të dy shtyhen me duar dhe bërryla derisa të tjerët qeshin dhe bërtasin, por edhe i godasin bankat, duke mos lejuar të zhvillohet procesi mësimor.
Disa nxënës lehin sikur qentë, disa bërtasin sikur majmunë e disa të tjerë e emitojnë lopën. “Muuuu….”, dëgjohen nxënësit duke bërtitur derisa profesori mban në duar ditarin.