Megjithëse ende nuk kanë përcaktuar kandidatin që do të garojë për të
marrë pushtetin në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Partia
Demokratike e Kosovës ka hartuar një dokument interno strategjik për
garën për Prishtinën.
Sipas një dokumenti të cilin e posedon gazeta “Bota sot” në 10 pika
janë caktuar “detyrat dhe përgjegjësitë” për zgjedhjet vijuese për të
cilat thuhet se “…konsiderojmë se duhet të ndërmerren këta hapa:”
Pikat janë këto:
Të gjithë zyrtarët e lartë të PDK-së, që jetojnë në Prishtinë dhe
intelektualët e Partisë duhet të përfshihen në hallkat e organizimit
partiak në degë dhe nëndegë,
Të krijohen relacione me mediet dhe me publikun,
Të organizohet nga të gjitha nëndegët komunikimi interaktiv me qytetarë,
Të pasqyrohet aktiviteti i nëndegëve në opinion,
Qysh tash të caktohet kandidati për kryetar të komunës dhe ai të
njihet me strukturën organizative të partisë dhe të promovohet në
opinionin publik,
Të fuqizohet roli opozitar i PDK-së në kryeqytet duke krijuar një lloj
kabineti të qeverisjes së mirë dhe të komentohen të gjitha nismat,
planet, rregulloret, projektet, prokurimi komunal duke proklamuar
gjithmonë alternativë më të mirë,
Të ndihmohet dega financiarisht,
Qysh tash të caktohen dhe të trajnohen komisionarët dhe vëzhguesit e PDK-së për zgjedhje,
Duhet konsolidimi i shpejtë i RDK-së në Prishtinë
Me mijëra anëtarë dhe votues të PDK-së jetojnë në Prishtinë por
votojnë në komunat tjera. Ata duhet të fillojnë të regjistrohen në
Prishtinë.