Hakerët kanë hyrë në llogarinë e Twitterit të agjencisë së lajmeve
Associated Press dhe kanë postuar lajme të rrejshme për disa shpërthime
në Shtëpinë e Bardhë, të cilat kanë plagosur presidentin e SHBA-së,
Barack Obama.
Agjencia amerikane, brenda pak minutash, ka njoftuar se llogaria e
saj në Twitter është sulmuar nga hakerët dhe se është duke punuar për
rregullimin e problemit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.
“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney.
-->
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.
“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney.
-->











