Tuesday, May 21, 2013

Objektet që do të zhduken pas 20 vitesh (FOTO-LAJM)

Gjithcka materiale e vënë në shërbim të njeriut synon gjatë gjithë kohës përmirësimin. Risitë teknologjike janë gjithmonë në përmirësim për të qenë sa më të dobishme dhe praktike në duart tona. Ky evolucion “nxjerr” në pension objekte konkurente me funksione të njëjta, që për një arsye apo për një tjetër nuk janë më në lartësinë e duhur, s’janë më praktike apo se produkti i ri është më i përshtatshëm.

Shekulli i 20-të zhduku do të mbahet mend si shekulli i bumit teknologjik. Shkenca avancoi dhe nga qarkullimi u zhdukën mjaft objekte dhe aksesorë të jetesës së përditëshme, që u zëvendësuan ose nga gjenerata e re e tyre, ose nga një tjetër aksesor më praktik dhe më i dobishëm. Mjafton të përmendim revolucionin në transport. Shpikja e makinës së parë në fund të shekullit të 19-të, çoi gradualisht në zhdukjen e mjeteve të transportit “primitive”, që ishin kryesisht kuajt dhe karrocat e tërhequr prej tyre.

Sigurisht, evolucioni vazhdon. Çdo brez, ndoshta pa e vënë re bëhet dëshmitar “i braktisjes” së një objekti për të përqafuar një tjetër më të përparuar. Por cilët do jenë disa nga objektet që për ne do jenë të padobishëm pas 20 viteve?











-->


0 comments:

Post a Comment