Deklarata e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, se Kosova do
të ndryshoj ligjet e saj për t’iu përshtatur marrëveshjes së arritur me
19 prill në Bruksel, ka bërë që të reagojnë partitë politike në vend.
Këtë deklaratë ata e kanë quajtur pikëlluese dhe një deklarim emocional,
i paarsyeshëm, i nxituar dhe i dëmshëm për vendin. Madje këtë e shohin
edhe si përzierje të kompetencave të presidentes në punën e
legjislativit.











