kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Bllaca letër Thaçit. Show all posts
Showing posts with label Bllaca letër Thaçit. Show all posts

Thursday, May 16, 2013

Bllaca letër Thaçit

PËR VËLLANË E TIJ, GANIUN
 Namiz Bllaca i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, përmes të cilës pretendon që të zbardhë të vërtetën e lirimit nga burgu të vëllait të kryeministrit.
Bllaca ka pyetur kryeministrin se si vëllai i tij Gani Thaçi ishte burgosur në vitin 1998 nga shteti serb, e më pas shumë shpejtë ishte liruar shumë shpejtë.
“Vëllai i Kryeministrit të Kosovës, dikur ish-drejtor Politik i UCK-së, Hashim Thaçit, Ganiu është nën mbrojtjen e vëllait të tij, për çdo gjë që bënë. Një herë gjatë luftës së fundit Ganiu ra në burg. Por, në rrethana të mistershme u lirua, një episod ky i familjes Thaçi që kurrë nuk u zbardh më tutje”, thuhet ne letrën publike të Bllacës.
Bllaca thotë se, si ish-agjent i Shërbimit SHIK, i skuadrës së vrasjeve të këtij shërbimi, por edhe si ish-ushtarë i UCK-së ka të drejtën ti bëjë pyetje kryeministrit, shkruan Indeksoline. Andaj në këtë kontekst ai ka shtruar pyetjet për kryeministrin:
1. A ka qenë vëllai i juaj në burg në vitin 1998 ?
2. Pse u burgos vëllai i juaj z. Thaçi ?
3. A kishte gardian shqiptarë në burgun e Mitrovicës ?
4. Kush e vizitoi vëllanë tuja në burgun e Mitrovicës ?
5. Pse u lirua vëllai i juaj menjëherë pas kësaj vizite ?
6. Pse u vra në Kleçkë Sherafedin Ajeti , ish-drejtor i këtij burgu?
7. A mos vallë Sherafedin Ajeti u vra vetëm se dinte nga kush u vizitua vëlla i juaj ?
“Mos harro zotëri Thaçi se ndoshta një ditë do të bëhet nga dikush publik libri i vizitave në burgun e Mitrovicës në vitin 1998 dhe të dihet se kush ishte ai person që kishte vizituar vëllanë tuaj , Gani Thaçin , krejt pak kohë pas arrestimit, lirimi i të cilin nuk vonoi shumë”, ka shtuar Bllaca.