Rritja e numrit të vjedhjeve në kryeqytet ka filluar të bëhet
fenomen shqetësues për qytetarët e Prishtinës. Dukuria e vjedhjeve nëpër
pronat private dhe gjësendet tjera, veçanërisht vjedhja e mjeteve
teknologjike është bërë pothuajse diçka e zakonshme. Sipas statistikave
të Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës brenda një muaji,
respektivisht prej 25 mars deri me 25 prill të këtij viti, nga
qytetarët janë raportuar 200 vjedhje.











