Në Fondin e Sigurimit Pensional- Invalidor (PIO) të Serbisë
përfundimisht deri më 20 prill, kur ka skaduar afati për ushtrimin e
fletëparaqitjeve për pagesën e pensioneve të mbetura të shtetasve të
Kosovë, janë ushtruar 8.585 kërkesa nga të cilat deri më tash janë
përpunuar rreth 4.190, mirëpo asnjëra nga këto kërkesa nuk është
kompletuar që Fondi të nxjerrë aktvendime mbi vazhdimin e pagesës së
pensioneve, ka deklaruar për gazetën ‘Politika’, Dragi Vidojeviq,
sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës e të Politikës Sociale.











