kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Ngjarja në Istog shpëton fëmija si nëpër filma. Show all posts
Showing posts with label Ngjarja në Istog shpëton fëmija si nëpër filma. Show all posts

Tuesday, April 16, 2013

Ngjarja në Istog, shpëton fëmija si nëpër filma

Një i ri nga Istogu është bërë protagonist i një ngjarje që ka mundur shumë lehtë të jetë me pasoja fatale. Armend Bicaj ka rrezikuar jetën e tij kur papritmas në burimin e Vrellës ka dëgjuar një zë të trishtueshëm kur po kalonte andej pari.
Në kohën kur kishte të reshura të mëdha të shiut, në burimin e Vrellës papritmas kishte rënë në uji një vajzë 6 vjeçare, e cila ishte e shoqëruar me një vajzë tjetër 14 vjeçare. Vajzën 6 vjeçare e kishte rrëmbyer uji i madh i burimit duke e rrokullisur dhe humbur për disa momente.
Armendi duke e parë se fëmija po luftonte me jetën, rrezikoj edhe jetën e tij duke u futur në burim për të nxjerrur vajzën e vogël. Vajza e rrokullisur 300 metra nën burim, u kap pas sfidave dhe rreziqeve të mëdha.
"Vendosa me rreziku jetën time. E pashë se shoqëruesja e saj nuk kishte mundësi të ndihmonte dhe unë nuk mundja të shikoj një fëmijë duke humbur jetën. Vendosa që të rrezikoj jetën time. U futa në ujin e madh, uji i cili lehtë mund të më rrëmbente për të mi humbur gjurmët. Vrapova në ujin e rrëmvyeshëm diku 300 metra. Në momentin e fundit e kapa vajzën dhe e ngrita përpjetë. Unë mendova se ajo kishte vdekur, por më vonë e kuptova se ishte e gjallë"