Policia e Tiranës është vënë në alarm për ekzistencën e dy
pedofilëve në kryeqytet. Policia është lajmëruar nga një vajzë
12-vjeçare, e cila ka dhënë shpjegime dhe përshkrime të dy burrave që e
kishin ndjekur dhe që kishin tentuar ta përdhunojnë në ashensorin e
pallatit ku banonte.Vajza që ka bërë denoncimin është
nxënëse e shkollës “Fan Noli” në Tirane. Ajo bashkë me prindërit dhe një
psikologe ka shkuar në komisariat, e tronditur dhe ka rrëfyer ndodhinë.
Ndërkohë që policia ka nisur kërkimin, dhe deri në këto momente ka
ndaluar disa të dyshuar.
-->











