Sunday, May 12, 2013

Zvicer: Ekzekutohet shqiptari në prani të fëmijëve

Mbrëmë në orët e vona është ekzekutuar me një breshëri plumbash një 36 vjeçar shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër i cili kishte pasaport italiane para garazhdës së tij në prani të fëmijëve dhe të dashurës me të cilën bashkëjetonte prej kohësh,transmeton bs.
Ngjarja ka ndodhur në Fribourg dhe dyshimet e para bien mbi një konflikt që viktima kishte në Kosovë.
Fqinjët e rrëfejnë se natën kanë dëgjuar të shtëna të shumta dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Nga hetimet e para policia dyshon se të përfshirë në ekzekutim ishin dy persona të cilët u larguan në këmbë menjëher pas kryerjes së krimit.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar se e gjithë kjo ngjarje ka të bëjë me mafinë e cila vepron në Kosovë, raporton portali zviceran 20minuten. -->

0 comments:

Post a Comment