PËR VËLLANË E TIJ, GANIUN
Namiz Bllaca i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, përmes të cilës pretendon që të zbardhë të vërtetën e lirimit nga burgu të vëllait të kryeministrit.
Bllaca ka pyetur kryeministrin se si vëllai i tij Gani Thaçi ishte burgosur në vitin 1998 nga shteti serb, e më pas shumë shpejtë ishte liruar shumë shpejtë.“Vëllai i Kryeministrit të Kosovës, dikur ish-drejtor Politik i UCK-së, Hashim Thaçit, Ganiu është nën mbrojtjen e vëllait të tij, për çdo gjë që bënë. Një herë gjatë luftës së fundit Ganiu ra në burg. Por, në rrethana të mistershme u lirua, një episod ky i familjes Thaçi që kurrë nuk u zbardh më tutje”, thuhet ne letrën publike të Bllacës.
Bllaca thotë se, si ish-agjent i Shërbimit SHIK, i skuadrës së vrasjeve të këtij shërbimi, por edhe si ish-ushtarë i UCK-së ka të drejtën ti bëjë pyetje kryeministrit, shkruan Indeksoline. Andaj në këtë kontekst ai ka shtruar pyetjet për kryeministrin:
1. A ka qenë vëllai i juaj në burg në vitin 1998 ?
2. Pse u burgos vëllai i juaj z. Thaçi ?
3. A kishte gardian shqiptarë në burgun e Mitrovicës ?
4. Kush e vizitoi vëllanë tuja në burgun e Mitrovicës ?
5. Pse u lirua vëllai i juaj menjëherë pas kësaj vizite ?
6. Pse u vra në Kleçkë Sherafedin Ajeti , ish-drejtor i këtij burgu?
7. A mos vallë Sherafedin Ajeti u vra vetëm se dinte nga kush u vizitua vëlla i juaj ?
“Mos harro zotëri Thaçi se ndoshta një ditë do të bëhet nga dikush publik libri i vizitave në burgun e Mitrovicës në vitin 1998 dhe të dihet se kush ishte ai person që kishte vizituar vëllanë tuaj , Gani Thaçin , krejt pak kohë pas arrestimit, lirimi i të cilin nuk vonoi shumë”, ka shtuar Bllaca.
0 comments:
Post a Comment