Friday, May 17, 2013

Stimulojnë dhimbjet e lindjes, burrat ndihen keq: Ishte torturë (Video)

Ata asnjëherë nuk i kishin besuar grave të tyre për dhimbjet që ato kishin provuar gjatë lindjes së fëmijëve. Tek e fundit të gjithë burrat nuk e besojnë.
Për këtë arsye, kanë pranuar të stimulojnë dhimbjet e lindjes për t’u treguar grave se janë të përballueshme dhe se ato e teprojnë kur flasin për to.


Pak nga pak burrat nga Michigani, kanë filluar të ndiejnë dhimbjet dhe kanë nisur të bërtasin, transmeton Noa.al.
“Shpresoj që nga 1 deri në 10, dhimbja që po ndiej tani të jetë në nivelin e shtatë”, ka thënë njëri prej tyre.
 “Në të vërtetë jo, është vetëm e katërta”, ia ka kthyer mjekja.
 Kur gjithçka ka përfunduar, të zhgënjyer dhe humbësa në bastin e me gratë, burrat kanë thënë se ishte shumë, por shumë më keq nga sa kishin menduar.
 “Ishte një torturë për mua, tani nuk e di nëse dua që bashkëshortja ime të ngeli shtatzanë sërish”, ka thënë njëri prej tyre.
 Megjithatë, gjatë kësaj përvojë të dhimbshme të dy kanë pasur pranë gratë që i kanë ngushëlluar gjatë gjithë kohës. -->

0 comments:

Post a Comment