Për t’u kënaqur me seks që të dytë, do t’ju zbulojmë tri mënyra spektakolare se si të bëheni “mbretëreshë” në jetën e tij.
Luhatja
Kur bëni dashuri, ndërsa ju jeni “sipër” partnerit, bëjeni këtë truk që të arrini maksimumin e kënaqësisë: përthekojeni partnerin, shputat le t’ju jenë në pozitën e barabartë me kërdhokullat e tij, ndërkaq gjoksin mbështeteni fort në gjunjë. Butësisht lëvizni me prapanicë në këtë pozitë. Do të arrini kontroll të plotë të lëvizjeve, të këndeve, lehtë mund të vendosni trupin tuaj ashtu që të dytë të kënaqeni me orgazëm të fuqishëm.
Shkurtorja për infarkt
Kur të filloni të lëshoheni poshtë trupit të partnerit tuaj, me thonj butësisht prekeni në pjesët e gilcave, të kofshës, si dhe në pjesët e poshtme të stomakut. Në herën e parë shmanguni prekjeve vrullshme e të tepërta dhe të zjarrta, mirëpo kur gjërat “të fillojnë” bëhuni sa më e afërt, sa më intime. Femrat zakonisht frikësohen në mos po e lëndojnë partnerin me thonjtë e tyre, mirëpo ata tashmë janë vërtetë mjet i fuqishëm seksi të cilin duhet të mësoheni ta përdorni, për ta kënaqur veten dhe partnerin.
Lidhja horizontale
Shtrijuni mbi partnerin në atë mënyrë që fytyra të jetë në jastëk nën kokën e tij. Kjo pozë ju mundëson që çdo pjesë e trupit të preket. Këmbët tuaja mbajini pothuajse të mbledhura. Kapjani duart dhe hidhjani sipër kokës së tij. Këmbët e mbledhura lënë përshtypje krejtësisht tjetër, sesa kur i keni të hapura, bëni njëfarë ushtrimi të Kegelit, kështu që do ta lini “pa mend” partnerin. Kjo pozë ju mundëson intimitet dhe afërsi të plotë. -->
0 comments:
Post a Comment