Saturday, May 18, 2013

Serbia mban peng 1243 eksponate të Kosovës

Dita Ndërkombëtare e Muzeut e gjen Muzeun e Kosovës pa 1243 eksponate, të cilat vazhdon t’i mbajë Serbia. 


Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, thotë se Serbia nuk e ka ndërmend t’i kthejë këto eksponate, pavarësisht faktit që pala kosovare ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i kthyer, transmeton KTV.
Sipas arkeologëve të Kosovës, përveç këtyre eksponateve, Serbia ka marrë edhe disa eksponate të tjera pa i evidentuar fare.
Arkeologia Egjlale Dobruna Salihu, thotë se kthimi i tyre varet krejtësisht nga rrjedha e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Ministri i Kulturës ka shpërndarë mirënjohje për disa qytetarë, të cilët në mënyrë individuale kanë gjetur eksponate të ndryshme dhe ia kanë dhuruar ato Muzeut të Kosovës.
Që prej vitit 1977, çdo vit, më 18 maj në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut.

0 comments:

Post a Comment