Një asteroid i quajtur 1998 QE2 me një gjatësi prej rreth tre kilometrash, do të kalojë afër Tokës më 31 maj në orën 21:59 sipas kohës sonë. “Sipërfaqja e këtij asteroidi është e mbuluar me një materie ngjitëse, të zezë, që mbase flet se bëhet fjalë për kometë që ka kaluar pranë Diellit”, tha Amy Mainzer nga laboratori i Kalifornisë.
Asterodi do të jetë në distancë prej rreth 6 milionë kilometrave larg Tokës, që është distancë afro 15 herë më e madhe se distanca ndërmjet Tokës dhe Hënës. Specialistet e NASA-s shprehen se nuk ka vend per panik.
0 comments:
Post a Comment