Tuesday, May 14, 2013

Agjenti i CIA-s arrestohet në Moskë (Foto/Video)

Operativi i shërbimi amerikan të zbulimit, CIA, arrestohet në Moskë, teksa "u përpoq ta rekrutojë një anëtar të shërbimeve sekrete ruse”, raportojnë mediat ruse.
 Siç raporton Russia Today, shërbimet e kundërzbulimit e kanë arrestuar mbrëmë agjentin Ryan Christofer Fogle, i cili në Moskë rrinte si diplomat karriere.
“Anëtarët e Shërbimit të Sigurimit Federal arrestuan një agjent sekret të CIA-s, i cili ishte në funksionin e sekretarit të tretë të sektorit politik të ambasadës amerikane në Moskë”, raporton Interfax.





Sipas raportimeve, Christopher me vete kishte një "pajisje të veçantë teknike, udhëzues të shtypur për qytetarin rus, një shumë të madhe parash dhe pajisje për maskim”.
“CIA ka ofruar një milion dollarë në vit, për anëtarin rus të shërbimeve sekrete, të cilin Fogle donte ta rekrutonte”, pohon Russia Today.

0 comments:

Post a Comment