Ju ka ndodhur që gjatë mbushjes së automjetit me benzinë të shihni monitorë me reklama, por nuk ju ka ndodhur që dikush nga ato monitorë t’ju drejtohet juve.Një çifti në SHBA i ka ndodhur diçka e pazakontë dhe në këtë mënyrë janë bërë pjesë e emisionit të Jay Lenos.
Shakanë e ka pranuar mirë burri, i cili në bisedë e sipër me një prezantues, ka pranuar ta këndojë këngën e grupit “Bon Jovi”, “Livin’ on a Prayer”.
Më pas edhe partnerja e tij, e cila qeshte në automjet, ka dalë dhe ka filluar të këndojë këngën e “Eurythmics”, “Sweet Dreams”.
Talenti i çiftit në këndim ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa për tri ditë në YouTube është shikuar mbi katër milionë herë.
0 comments:
Post a Comment