Një studente në SHBA është nën hetim për veshje të pahijshme dhe fyerje të imazhit të Papës. Katherine O'Conno, 19 vjeç është arrestuar nga policia pas padisë që i ka bërë një peshkop i kishës katolike. 19-vjeçarja ka qenë në një aktivitet me miqtë e saj dhe ka vënë në kokë një kapele të ngjashme me atë që mban Papa gjatë ceremonialeve fetare, ndërsa në pjesën e poshtme të trupit ka qenë thuajse e zhveshur.
Kjo performancë e vajzës nuk është pëlqyer nga peshkopi, i cili e ka cilësuar si mjaft tallëse dhe provokuese për besimtarët këtë sjellje. Vajza tha se ka qenë në një aktivitet rinor dhe ishte pjesë e skuadrës që shpërndante prezervativ, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për masat mbrojtëse ndaj sëmundjeve.
Nën hetim është dhe një miku i saj, 22-vjeçar i cili po ashtu, sipas Kishës ka bërë sjellje të pahijshme. Drejtori i shkollës Jared Cohon, tha shkolla nuk do të marrë masa shtesë disiplinore ndaj tyre.
0 comments:
Post a Comment