Friday, May 17, 2013

Ukshin Hoti po i mungon Kosovës

Në 14 vjetorin e zhdukjes së atdhetarit dhe diplomatit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë në nderim të personalitetit dhe figurës së tij. 


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se qartësia politike, mendimi i thellë, fuqia argumentuese, guximi intelektual i Ukshin Hotit i ka munguar vendit në çastet vendimtare historike, pasi regjimi pushtues e mbante në burg.
“Por Ukshin Hoti kishte një ideal, jetonte për një ideal dhe luftonte për një ideal, të cilën nuk mund ta vritnin e as ta ndalnin”, tha Krasniqi.
Kryeparlamenti theksoi se atdhetari Ukshin Hoti vazhdon t’i mungojë Kosovës, Kosovës së tij që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të.
“Nëna Kosovë nuk di tash e 14 vite për birin e saj të madh, Ukshin Hoti. Bota intelektuale nuk di ende për dijetarin e kalibrit universal, bota çlirimtare nuk di për luftëtarin e paepur të lirisë, e bota demokratike nuk di për demokratin e humanistin e madh... Të mbledhur këtu, ku padrejtësisht mungon Ukshin Hoti, të mbledhur për të nderuar figurën dhe personalitetin e tij prej atdhetarit dhe intelektualit të shquar, pyesim me zë të lartë dhe protestues ku është Ukshin Hoti”, u shpreh Krasniqi.

0 comments:

Post a Comment