Friday, May 17, 2013

Familjarët e Ukshin Hotit bojkotuan seancën e Kuvendit (Video)

                                                         

 Të zhgënjyer për atë që gjatë 14 vjetëve ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, disa familjarë të Ukshin Hotit kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po debatohej për figurën e veprimtarit dhe politikologut të shquar të çështjes kombëtare.


Si raporton KTV-ja, vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, deputet i Vetëvendosjes, nuk ka marrë pjesë në seancë, ngaqë, sipas tij, PDK-ja po bën politikë me figurën e të vëllait. Krenarë me veprimtarinë e tij atdhetare, por të zhgënjyer me mosveprimet e institucioneve shtetërore, janë ndier edhe bashkëvendësit e Ukshin Hotit, raporton KTV.
Por, edhe brenda pasuesve të familjes së Ukshin Hotit, duket se ka ndasi të theksuara. Përderisa vëllai Afrimi është anëtar i Vetëvendosjes, djali Andini është anëtar i PDK-së, ndërsa vajza e tij, Erleta, nuk pajtohet me asnjërin.
Sidoqoftë, kryeparlamnetari Jakup Krasniqi e ka quajtur atdhetarin Ukshin Hoti figurë të veçantë të kombit shqiptar dhe burrë të madh të Kosovës. Ukshin Hoti kishte kryer vuajtjen e dënimit politik prej pesë vjetësh më 16 maj të vitit 1999, mirëpo që atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. -->

0 comments:

Post a Comment