Wednesday, May 15, 2013

Hidhërohet me shërbimin, thyen Maseratin e shtrenjtë (Video)

Një pronar kinez i një Maserati të shtrenjtë që vlen 420.000 dollarë e ka shkatërruar automjetin si shenjë proteste për shërbimet e dobëta të servisit zyrtar të kompanisë italiane.
Pasaniku i quajtur Weng ka angazhuar një grup njerëzish që t’ia shkatërrojnë veturën në hapjen e panairit të automjeteve në qytetin Qingdao të provincës kineze Shandong. Maseratit i janë thyer xhamat, retrovizorët, maska e përparme dhe karroceria, ndërsa servisi i kompanisë prodhuese është akuzuar për sjellje jo të mirë ndaj klientëve.
Wang e kishte blerë automjetin në vitin 2011, ndërsa pas disa problemeve që ka pasur e ka dërguar ta rregullojë në servisin e kompanisë ku e kishte blerë atë. Ata e kanë detyruar t’i paguajë pjesët e përdorura sikur të ishin të reja. Po ashtu, më vonë punëtorët e servisit nuk kanë mundur ta rregullojnë problemin me dyert, pos kësaj ia kishin gërvishtur veturën gjatë rregullimit.
“Shpresoj që prodhuesit e jashtëm të automjeteve do të kuptojnë se klientët kinezë meritojnë nivel të njëjtë shërbimi në përputhje me reputacionin e brendeve të tyre”, është shprehur Weng.
Kina është tregu më i madh botëror i automjeteve, ndërsa i ka kaluar SHBA-të në vitin 2009. Klientët nga ky vend kryesojnë me blerjen e automjeteve luksoze, por shpeshherë ankohen për shërbimet e serviseve zyrtare të tyre.

0 comments:

Post a Comment