Saturday, May 18, 2013

Vetëvrasje me armë zjarri


Berat Destani (1978) nga fshati Tërnoc i madh i Bujanocit është vetëvrarë me armen e tij të gjuetisë në poligonin e gjuetisë në Pasjak. 


Vetëvrasjen e Destanit e ka konfirmuar Avni Oruqi shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan.
Oruqi tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe se nga poligoni janë marrë edhe incizimet dhe videot të cilat tregojnë për tërë ngjarjen dhe incidentin, transmeton rajonipress.
Ndërsa Ismet Hasahni zëdhënës i policisë tha se i ndjeri është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas tij, i ndjeri kishte ardhur sot në Gjilan, ishte regjistruar në poligonin e qitjes që ndodhet në fshatin Pasjak, duke iu nënshtruar procedurave të rregullta, por me të marrë armën ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Zëdhënësi Hashani tha se njësitet përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po merren me hetime ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion. -->

0 comments:

Post a Comment