Njofton KOSST-i
Me qëllim të krijimit të kushteve për punë për shqyrtimin e pajisjeve të tensionit të lartë, më 18 maj, të shtunën nga ora 8:00 e deri në orën 19:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Prishtina 3, dhe largpërçuesit LP 1139/1. Gjithashtu, më 19 maj (të dielën) me po këtë orar do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3 dhe largpërçuesit LP 1139/2, njofton KOSST-i.
Gjatë kësaj kohe qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion (me fuqi 12 MW), parashikohet të kenë ndërprerje të shkurtër të furnizimit me energji elektrike prej 5 minutave, gjatë kalimit të ngarkesës nga njëri transformator në tjetrin.Punimet do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të vendit.
0 comments:
Post a Comment