Aeroplani që udhëtonte në relacionin Los Angeles-New York është dashur të bëjë ulje të detyruar për të përzënë nga bordi një pasagjere.
Udhëtarja ka kënduar pa ndalur këngët e Whitney Houston, e sidomos hitin e saj “I Will Always Love You”.
Për shkak të sjelljes së saj, pilotët e kanë ulur aeroplanin në aeroportin e Kansas Cityt, për ta nxjerrë pasagjeren e zhurmshme jashtë.
Atë e kanë marrë forcat e rendit dhe e kanë nxjerrë nga aeroplani me duar të lidhura. Ajo është arsyetuar se ka kënduar për shkak të diabetit dhe ka shpëtuar pa dënim. -->
0 comments:
Post a Comment