Monday, May 13, 2013

14-vjeçari me autizëm, më inteligjent se Ajnshtajni (VIDEO)

Kur Jacob Barnett ishte vetëm dy vjeç, ishte diagnostikuar me autizëm. Mjekët u thanë prindërve se djali ndoshta kurrë më nuk do të flasë, të lexojë, ose se ka për t’i kryer aktivitetet e përditshme.

Por mjekët gabuan. Barnett sot është 14 vjeç dhe është një student i shkallës master. Ai ka për synim të mbrojë doktoraturën në fizikën kuantike.

Barnetti ka koeficientin e inteligjencës (IQ) prej 170 dhe ua kishte mësyrë studimeve në Universitetin e Indianes, kur ishte vetëm dhjetë vjeç.

Sipas gazetës "TIME",citon Albinfo në vitin 2011, Barnett jo vetëm që është më inteligjent ndoshta nga Ajnshtajni, por ka mundësi një ditë të rrëzojë teorinë e tij të relativitetit.

Përveç obligimeve të shumta me studimet, Barnett, i cili ka sindromën “Asperger”, gjithashtu është një sipërmarrës dhe shkrimtar.

Ai me prindërit ka hapur një organizatë bamirësie me emrin "Jacobs Place" për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve dhe për të thyer paragjykimet në lidhje me autizmin.
-->

0 comments:

Post a Comment