Tuesday, May 14, 2013

Perëndimorët çdo herë e më pak tolerant ndaj islamit: Frikohen nga ekspansioni

Hulumtimi i fundit sociologjik tregon se bota perëndimore gjithnjë e më pak toleron islamin, ndërsa ka gjithnjë e më shumë frikë nga përhapja e këtij besimi. Disa analistë thonë se në të ardhmen e afërt, shteti evropian me numrin më të madh të myslimanëve do të jetë Franca, ku - siç raportojnë mediat e huaja - “në mënyrë drastike rritet numri i myslimanëve të bardhë - francezë”
Fondi për hulumtime, “Bertelsmann”, tregon se kërcënimin nga prania dhe përhapja e islamit e ndjenjë më shumë se gjysma e spanjollëve dhe izraelitëve, si dhe 42 për qind e amerikanëve. Në Evropë, niveli më i lartë i refuzimit të islamit është në Spanjë dhe Zvicër, ndërsa më i vogli në Britani të madhe - 45 për qind.
Sa i përket Britanisë, ky rezultat, siç thonë analistët, është shkaktuar meqë hulumtimet janë bërë tek gjysma e popullatës, derisa pjesa tjetër përbëhet nga emigrantët dhe pakicat tjera etnike.
Ekziston mendimi se islami po përhapet fal traditës së fortë, derisa evropianët, të cilët po e ndjenjë krizën e vlerave familjare dhe “urinë shpirtërore”, janë më të dobët në këtë aspekt. Rol tjetër të madh luajnë edhe resurset financiare të bashkësive islame në Evropë.
Ndryshe nga fetë e tjera, krishterimi apo judaizmi, islami është aktualisht një fe ekspansioniste që kërkon të zgjerojë sferën e saj të ndikimit. Dekadat e vështirësive demografike dhe ekonomike kanë bërë që shtetet evropiane të legalizojnë e madje edhe të propagandojnë migrimin nga shtetet myslimane.

Politikanët evropianë mendonin se nuk është mirë as të shtrohet pyetja: a janë në princip të pajtueshme Evropa moderne dhe islami. Prandaj, predikuan idenë e tolerancës dhe multikulturalizmit, derisa disa vite më parë, kancelaria gjermane, Angela Merkel, pranoi se multikulturalizmi ka dështuar.
Në BE ekziston mendimi se integrimi i diasporës myslimane në shoqërinë evropiane do të kontribuojë në afrimin e civilizimit të krishterë dhe atij islam. Por, në fakt gjërat duken ndryshe. Prandaj, çështja që brengosë evropianët është: a do të sjellë islamizimin e Evropës rritja e popullatës myslimane dhe rritja e ndikimit të të ashtuquajturit islam politik?

0 comments:

Post a Comment