Tuesday, May 14, 2013

Jolie ka hequr të dy gjinjtë


--> Angelina Jolie ka zbuluar se ajo i është nënshtruar mastektomisë së dyfishtë, dhe kështu ka hequr të dy gjinjtë, për të ulur gjasat për prekjen nga kanceri i gjirit.
Ky hap i aktores, i bërë në shkurt të këtij viti, kishte ardhur pasi mjekët i kishin thënë se ajo bartte një gjen të rrezikshëm, Brca1 dhe kishte 87 për qind rrezik të preket nga kanceri i gjirit.
“Shanset e mia për të zhvilluar kancerin e gjirit kanë rënë nga 87 për qind në pesë për qind. Tash, mund t’u them fëmijëve të mi se ata nuk kanë nevojë të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit. Ndjehem e fuqizuar që kam marrë një vendim të madh që në asnjë mënyrë nuk e minimizon feminitetin tim”.
“Për çdo femër që e lexon këtë, shpresoj kjo t’u ndihmojë të dini se ju keni opsione. Kam zgjedhur të mos e mbaj këtë tregim të fshehtë pasi ka shumë femra të cilat nuk e dinë se ata mund të jetojnë nën hijen e kancerit”.
“Unë jam me fat që kam një partner, Brad Pitt, i cili është aq i dashur dhe mbështetës. Andaj, nëse dikush ka gruan ose të dashurën që kalon nëpër këtë, dijeni se ju jeni një pjesë e rëndësishme e tranzicionit”.
“Dua të inkurajoj çdo femër, veçanërisht nëse ju keni histori familjare të kancerit të gjirit ose vezoreve, të kërkoni informata dhe një ekspert mjekësor, i cili mund t’u ndihmojë të kaloni këtë aspekt të jetës, dhe të bëni zgjidhjen tuaj të informuar”, ka thënë Jolie për New York Times.
Nëna e Joliet, Marcheline Bertrand, kishte vdekur në vitin 2007 në moshën 56 vjeçare pas një beteje gati dhjetëvjeçare me kancerin e vezorëve.

0 comments:

Post a Comment