Wednesday, May 1, 2013

Venezuelë, deputetët "boks" në parlament (VIDEO)

Seanca parlamentare e së martës ka degjeneruar në sherr mes deputetëve në Venezuelë. Shkak është bërë kontestimi i rezultateve zgjedhore. Opozita thotë se shtatë prej anëtarëve të saj kanë marrë plagë të rënda, pas kaosit që pasoi një protestë kundër dekretit për reformimin e rregullave të funksionimit të Kuvendit.

"Ne e dimë se opozita përpiqet të provokojë dhunë, pamë grushtat që fluturonin në ajër. Kjo nuk mund të ndodhë përsëri. Kam folur personalisht me presidentin e Dhomës së deputetëve Diosdado Cabello, i cili do të marrë masat e nevojshme të autoritetit dhe disiplinës për të shmangur që ngjarjet si këto të ndodhin përsëri",- deklaroi presidenti Nicholas Maduro.

Në rindërtimin e ngjarjes sipas opozitës bëhej fjalë më tepër për një agresion të vërtetë, më shumë se sa një konfrontim.

"Ata erdhën në tavolinat tona dhe pa thënë asgjë filluan të na rrahin",- deklaroi Julio Borges i cili u shfaq në televizion me sy të nxirë e shenja të qarta dhune.

0 comments:

Post a Comment