Wednesday, May 1, 2013

Momenti kur rrëzohet një avion në Afganistan (Video)

Një kamerë e vendosur në një automjet ka fiksuar momentin e rrëzimit të një avioni amerikan të mallrave Boeing 747, i cili ka rënë menjëherë pas nisjes nga një bazë amerikane në Afganistan.
Shtatë amerikanë, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, gjetën vdekjen pasi avioni u shkrumbua në tokë. Aksidenti ndodhi të hënën pranë bazës ajrore Bagram, jo shumë larg kryeqytetit Kabul.
Avioni Boeing 747- 400 duket se kishte bërë një ngritje normale, por më pas janë shfaqur probleme.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por NATO thotë se nuk ka pasur aktivitet të rebelëve në atë zonë.
Avioni ishte nisur për në Dubai dhe i përkiste një kompanie private.

0 comments:

Post a Comment