Thursday, May 2, 2013

Gjen hajdutin në dollap, e mban ‘peng’ deri sa erdhi policia

Gruaja
 zonja e shtëpise gjen në dollapin e rrobave hajdutin adoleshent. Ngjarja mësohet se është shënuar në rrugën e Dibrës në kryeqytet, ku shtetasja Vjollca. Ç është kthyer nga puna rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe gjatë kohës që hapte derën ka dëgjuar zhurmë brenda banesës së saj.
Kureshtja e ka bërë që të kryeje një kontroll të shpejtë por nuk ka gjetur njeri, në momentin që ajo po ndërronte rrobat e punës me ato të shtëpisë në dollapin e rrobave ka gjetur të fshehur 17 vjecarin Shpresim . M nga Kukësi me banim në Paskuqan.
Adoleshenti kishte futur nën bluzën e tij një sasi bizhuterish dhe parash të grabituara në shtëpinë e 40 vjeçares. Vjollca.C menjëherë ka marrë në telefon policine në numrin 129 dhe deri në kohën e mbërritjes së uniformave blu është përleshur me hajdutin të cilin e mbajti të mbyllur në dollap,TRANSMETON News24.
Burime të policisë së Komisariatit numër 4 bëjnë me dije se adoleshnti kishte hyrë nëpërmjet ballkonit dhe është i dënuar më parë për vjedhje të kryer ne bashkëpunim. Ndaj 17 vjecarit Shpresim .M është ngritur akuza e vjedhjes së pasurisë parashikuar nga neni 134 i kodit penal

0 comments:

Post a Comment