Sunday, April 28, 2013

Elena: Me Viganin vetëm kemi fjetur, nuk kam pasur marrëdhënie

E eliminuara e kësaj jave nga shtëpia e “Big Brother Albania”, Elena, gjatë pjesëmarrjes në Fan Club ka sqaruar disa gjëra që janë shkruar për të.18-vjeçarja ka folur rreth lidhjes së saj me Viganin duke thënë se gjithçka është keqkuptuar jashtë dhe mohoi të ketë pasur marrëdhënies seksuale me të.
“Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me Viganin por kemi fjetur vetëm gjumë. Nuk më kushtëzon lidhja ime me Endritin, por nuk e pranoj diçka që nuk është e vërtetë”, ka deklaruar ajo.
Modelja ka thënë se nuk ka rënë asnjëherë pre e lajkave të Viganit, ndërsa është shprehur e penduar që iu largua shoqërisë me Elonën, Eldorën dhe Ilirin.
“Nëse do rikthehesha pas do isha munduar të njihesha me të gjithë banorët, jo të fokusohesha te një apo dy persona. Këtë problem e kam edhe jashtë. Kjo më ka penalizuar”, ka shtuar Elena.
Sa i përket përlotjes së Viganit në momentin e daljes së saj, ajo ka theksuar se nuk e kishte parë, por “Vigani edhe nëse ka pasur lot, i ka pasur lot krokodili”.
Elona shfaqi konsiderata për Eldorën dhe Elonën, ndërsa vlerësoi Shpendin për qëndrimin e mbajtur aty brenda.

0 comments:

Post a Comment