Mexico City
Një fëmijë ka lindur në stacionin e metrosë në Mexico City,si dhuratë kishtë fituar udhëtim të përjetëshëm falas në metro. Nënë e foshnjes ishte nisur me metro për në spital kur papritur kishte lindur në hyrje të stacionit. 22-vjeçares i kishin ofruar ndihmë mjekët e urgjencës dhe policia në metro,transmeton tema. Pasi ka dëgjuar lajmin,kryetari i Mexico City,Miguel Angel Mansera ,në profilin e tij në Twitter kishte shkruar se djali i vogël mund ta shfrytëzojë gratis gjithë jetën metron e qytetit.
0 comments:
Post a Comment