Wednesday, May 1, 2013

Nxënësit në Shqipëri mësojnë: Kosovarët janë fisi ynë më i madh!

Në librat e klasës së II-të të shkollave fillore në Shqipëri, nxënësit mësojnë gjërat elementare, siç janë formulimi i fjalëve, gjetja e përgjigjeve të saktë në pyetjet fillestare, pastaj numrat dhe pakëz histori.
Me reformimin e sistemit arsimor si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe rajonet tjera në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, nxënësit qysh në klasë të dytë angazhohen edhe në teste.
Në një test për nxënësit e klasës së dytë në Shqipëri të siguruar nga ORAinfo, në pjesën ku kërkohen përgjigje të sakta në pyetjen e shoqëruar me figurë, shkruan kështu: Ç’janë kosovarët? derisa përgjigja është: Kosovarët janë fisi ynë më i madh!
Kjo e tregon nivelin e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, ku ata të cilët hartojnë tesktet shkollore dhe testet përcjellëse në këto tekste nuk e kanë idenë se për çfarë i mësojnë nxënësit.
Unifikimi i teksteve shkollorë Kosovë-Shqipëri është bërë tashme, por brendia e tyre duhet të rishikohet sa më parë.

0 comments:

Post a Comment