Tuesday, April 30, 2013

Përplasen vetura e policisë me një civile, tre të lënduar (video)

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 10, në dalje të Prishtinës në drejtim të Fushë-Kosovës, raportoi KTV. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra private, e tipit “Audi”.
“Dy personat e lënduar rëndë, të cilët gjendeshin në veturën e tipit “Audi”, janë vendosur në QKUK dhe aktualisht janë në reanimacion”, ka thënë drejtori i Emergjencës, Basri Lennjani. Ndërkohë merret vesh se shoferi i veturës së policisë është në gjendje më të mirë.
Ndonëse Policia e Kosovës vetëm konfirmon aksidentin dhe nuk tregon shkaqet që çuan në aksident, merret vesh se shpejtësia ishte njëri ndër shkaqet kryesore.
Agron Borovci, zëdhënës i PK-së, ka thënë se policia është duke punuar për ta zbardhur rastin.

0 comments:

Post a Comment