Mesa duket trafiku nuk është thjesht një radhë e pafund makinash, shumë orë pritje dhe nerva të acaruara për momentin, studimet pohojnë se trafiku shkakton çrregullime të rënda mendore.
Acarimi i përditshëm për gjëra stresuese nga më të voglat deri te më të mëdhatë, mund të grumbullohet me kalimin e kohës dhe të shkaktojë probleme mendore vite më pas.
Këto strese, shpesh të panevojshme, por edhe të pakontrollueshme janë po aq të këqija sa sëmundjet, ushqimet e pashëndetshme dhe mungesa e ushtrimit fizik të trupit.
Nga ana tjetër, psikologët këshillojnë se të dish si të ruash qetësinë dhe gjakftohtësinë në ditët e sotme, është po aq pozitive sa të hash shëndetshme apo të kryesh palestër.
Suzana Çarls, profesoreshë psikologjie dhe specialiste e sjelljeve shoqërore, është drejtuese e një studimi që kërkonte të zbulonte nëse acarimet e përditshme na dëmtojnë apo na bëjnë më të fortë.
Nga të dhënat e marra, studiuesit zbuluan se përgjigjet ndaj stresit të përditshëm ishin shumë negative. Ato ishin shpesh shkak për grindjet mes çifteve dhe konflikteve në punë.
Qëndrimi i zgjatur në trafik dhe ekspozimi ndaj faktorëve stresues sillte çrregullime psikologjike, ankth dhe probleme me humorin deri edhe pas 10 vjetësh.
Përfundimet u bazuan në të dhëna të marra prej “Midlife Development” në SHBA, një projekt ky i mundësuar prej Qendrës Kombëtare të Eksperiencave të Përditshme. Grupi i studiuar ishte ai i meshkujve dhe femrave nga mosha 25 deri në 74 vjeç.
0 comments:
Post a Comment