Midis shumë problemesh ekonomike
Midis shumë problemesh ekonomike, papunësisë së lartë dhe varfërisë
së skajshme, Kosova sërish nuk u është bashkuar shumë vendeve të botës
për të kërkuar të drejtat e punëtorëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka fajësuar traditën e gabuar të krijuar
për shumë vite që për 1 Maj të mos protestohet, por të festohet,
njofton KTV.
Kundër mosorganizimit të protestës kanë reaguar edhe partitë politike.
AAK-ja ka vlerësuar se gjendja e punëtorëve është shqetësuese, derisa e
quan paradoks që për 1 Maj festohet. Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” ka
thënë se sot më shumë se kurrë punëtorët dhe ata që janë në kërkim të
punës kanë nevojë të organizohen në protesta kundër shkatërrimit të
industrisë, kundër financiarizimit të ekonomisë.
Kosova po vazhdon të përballet me rënie të investimeve, të eksportit,
rritje të varfërisë e ulje të remitencave. Por, këto të dhëna nuk i
bëjnë aspak përshtypje Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila
nëpërmjet një ankete, ku janë anketuar rreth 18 mijë persona ka dhënë
vlerësimin se në vend është ulur papunësia 10%. Me këto të shifra nuk
po pajtohen partitë politike, ekspertë të ekonomisë e Sindikata të
punëtorëve. Këshilli i ekspertëve i LDK-së ka vlerësuar se statistikat e
prezantuara nuk e tregojnë gjendjen reale. “Vlerësimet se papunësia ka
rënë 10% shprehin naivitetin e zyrtarëve të kësaj agjencie dhe tregojnë
se kjo agjenci po bëhet dorë e zgjatur e Qeverisë. Të dhënat nga ATK-ja
dhe Trusti Pensional flasin se vendet e reja të punës të krijuara
brenda vitit kanë rënë nga rreth 16 000, sa janë krijuar në vitin 2010,
në vetëm 6 000, në vitin 2012. Kjo është një rënie e punësimeve të reja
63%. Duke ditur se rreth 25 000 qytetarë i bashkohen tregut të punës çdo
vit, atëherë rezulton se nga viti 2010 papunësia është rritur”, thuhet
në reagimin e kësaj partie. Të dhënave të prezantuara nga kjo agjenci nuk u beson as AAK-ja. Me po të njëjtat dyshime është edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ndërkohë drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka ironizuar të dhënat e Agjencisë së Statistikave, e cila, sipas tij, po e sheh Kosovën të zhytur në propagandë si në vakt të “xhaxhit”
0 comments:
Post a Comment