Ish-udhëheqësit komunist
…Biseda..sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të
ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë
bisedë, ku ka marr pjese edhe Ramiz Alia.
Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i KQ të PPSH-së, shoku Ramiz
Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e
pyet atë nëse e ka mësuar gjuhën serbo-kroate dhe kur merr përgjigje se
ai nuk di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë
është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të
shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një
klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. “Në
përgjithësi, ju diplomatë, – vazhdoi shoku Enver, – nuk bëni përpjekjet e
duhura për mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk është aspak mirë që ju të
punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon
larg,shkruan Bota Sot.
0 comments:
Post a Comment