Revista Foreign Policy ka bërë listën e 500 njerëzve më të fuqishëm në botë, një në çdo 14 milionë njerëz në planet, të cilët kontrollojnë industrinë, politikën, energjetikën, si dhe luftërat e fetë.
Në mes tyre ka individë nga Kina deri te Rusia, nga India te Lindja e Afërt, nga Evropa tek Amerika, miliarderë, por edhe “djem të këqij“, pastaj kryetarë shtetesh e qeverish, ministra, liderë fetarë, pronarë e drejtorë bankash dhe fondesh investuese.
"Lista e të gjitha listave“ është bërë, ndër të tjera, me listën e 100 njerëzve më të fuqishëm të Forbes, me hulumtimin e Institutit për komunikim të mediave, regjistrin e 50 bankave më të fuqishme, hulumtimet e SIPRI për armatim dhe industri armësh, me regjistrin e Reutersit të universiteteve më të mira, si dhe me regjistrin e fondeve më të mëdha investuese, transmeton Shekulli Online.
Gazetarët e Foreign Policy kanë hulumtuar të bërat të pabërat e kryetari të ri të Kinës, Xi Jinping, dhe kanë dëshmuar se po zhvillon një lojë të rrezikshme duke shfrytëzuar armën e vet sekrete.
E kanë prezantuar Rahul Gandhin, si lider të ardhshëm të demokracisë në vendin me më shumë njerëz në botë. Aty është edhe rrëfimi për të pamëshirshmin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, dhe për logjikën e nxehtë të pushtetit rus.
Në mesin e më 500 më të fuqishmëve janë presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, çifti Clinton, kryetari rus Vladimir Putin, udhëheqësi shpirtëror i Tibetit Dalai lama, sekretari i përgjithshëm OKB-së Ban Ki-moon, liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Suu Kyi, prefekti i Nju Jorkut Michael Bloomberg, drejtori i CIA-s John Brenan, shefi i shërbimit sekret rus FSB Alexander Bortnikov, por edhe shefi i mafias ruse, Semion Mogilevich.
Klubin e miliarderëve botërorë nuk e bëjnë vetëm “djemtë e vjetër” nga Amerika veriore e Evropa. Në 10 vjetshin e fundit, krahas atyre nga Amerika Latine dhe Azia, ia kanë behur edhe miliarderët afrikanë. Kështu, në mesin e 50 më të pasurve në botë është edhe Aliko Dangote, mbret i cementit dhe i sheqerit nga Nigeria.
Indiani më i pasur, Mukesh Dhirubhai Ambani “i rëndë” 21,5 miliardë dollarë, në vitin 2010 ka ndërtuar shtëpinë e vet 27 kate, objektin më të shtrenjtë privat të ndërtuar ndonjëherë në botë, me “shikim” nga lagjja e varfër Mumbai.
Përkundë rrëfimeve se Kina po ecën shumë përpara në fushën e inovacioneve, universitete më të mira mbeten ato amerikane.
Në vendin e parë është Universiteti i Kalifornisë, pastaj Universiteti Teknik në Massachusetts, Harvardi, John Hopkins e në vendin e pestë është Universiteti Columbia.
Gratë në hartën e botës ende nuk janë në masën që duhet të jenë. Dhjetë për qind e grave të fuqishme janë në politikë, tre për qind në ekonomi e biznes, e asnjë femër nuk është në mesin e liderëve fetarë.
Nga 500 ministrat botërorë më me ndikim është vetëm një femër: Janine Henis Plaschert, ministre holandeze e Mbrojtjes.
Femrat, pos në filma, nuk udhëheqin shërbimet sekrete e asnjëra nga to nuk është në krye të kompanive më të mëdha mediatike.
Fuqia diplomatike është në duar të SHBA-ve, pasojnë Kina, Rusia, Franca dhe Gjermania. Renditja është bërë sipas numrit të ambasadave e konsullatave të shteteve në botë.
Importues armësh janë India (4,8 miliardë dollarë); Kina (1,7 miliard dollarë); SHBA (1,3 miliard dollarë); Turqia (1,27 miliard dollarë) dhe Pakistani (1,24 miliard dollarë). Eksportues më të mëdhenj armësh janë SHBA (8,8 miliardë dollarë); Rusia (8 miliardë dollarë); ndërsa Kina, Ukraina dhe Gjermania eksportojnë me nga 1,8 miliard, 1,3 dhe 1,2 miliard dollarë.
Brendi më i fuqishëm botëror është Coca-Cola. Brenda ditës, nga 207 shtete të botës konsumohen dy miliardë prodhime të saj.
Fuqia virtuale botërore u takon rrjeteve sociale. Vendi i parë i takon Facebookut, pastaj vijnë Google, Youtube, Yahoo dhe Wikipedia. Faceebokun brenda muajit e vizitojnë 837 milionë veta e Wikipedian rreth 470 milionë.
Kompanitë e naftës e të gazit gjatë tetë vjetëve të fundit kanë dyfishuar praninë e vet në listat e më të pasurve dhe më të fuqishmëve në botë.
Kompania Royal Dutch në vitin 20012 ka realizuar fitim prej 484 miliardë dollarë dhe kështu i del përball BDP-së të Norvegjisë.
Është interesant se kompania Apple, në krye të së cilës është Tim Cook, në janar ka pasur 137 miliardë dollarë të gatshëm, që mjaftojnë “për ta shpëtuar” dhjetë herë Qipron nga falimentimi.
0 comments:
Post a Comment