Saturday, May 4, 2013

Zjarret përfshijnë Kaliforninë (Video)

Zjarret që kanë trefishuar përmasat brenda 24 orëve, shkrumbuan një sipërfaqe prej 111 kilometrash katrore në Kaliforninë Jugore. Mbi 900 zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët, të ndihmuar edhe avionët ujë-hedhës, 80 km në veri-perëndim të Los Angelosit.
Të paktën 4000 shtëpi kërcënohen nga zjarri, po kështu një bazë ushtarake dhe kampusi i një universitetit. Shumë prej banorëve u detyruan të braktisin shtëpitë. Siç raportojnë mediat amerikane, nuk ka viktima apo të plagosur, por disa shtëpi janë djegur plotësisht, po kështu edhe 4 mijë hektarë të mbjella, transmeton TCH.
“Zjarret e pranverës”, që kanë lëshuar një re gjigante tymi u shkaktuan nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. U përhapen në Kamarilo Springs dhe kjo detyroi autoritetet të mbyllin një segment të autostradës.
Muri i flakëve po zhvendoset dalëngadalë resorteve të Malibusë. Autoritetet shpresojnë në uljen e forcës së erës dhe shtimin e lagështirës, çka mund t’i ndihmojë zjarrfikësit të dominojnë flakët ndoshta të hënën.

0 comments:

Post a Comment