Tuesday, April 30, 2013

Nëntëvjeçari xhiro me Ferrari (Video)

Një biznesmen indian është arrestuar për faktin se i lejoi të birit nëntëvjeçar që të bënte xhiro në rrugë me Ferrarin e tij – njofton Times of India.Babai i fëmijës, Mohammed Nisham, akuzohet se ka vënë në rrezik jetën e të birit dhe se ka lejuar një të mitur pa patentë që të drejtojë një makinë sportive.
Siç transmeton Top-Channel, Ferrari është sekuestruar. Policia ndërhyri pas një videoje të lansuar në YouTube, në të cilën shfaqet fëmija që drejton ‘kokëkuqen’ me një shokun e tij në rrugët e një lagjeje të banuar.
Prindi i kishte dhënë atij çelësat e Ferrarit si dhuratë për ditëlindjen dhe kishte xhiruar me krenari skenën rreth dy javë më parë.
Videoja u kthye në pak kohë në një atraksion në internet, mirëpo ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve lokale, që ndërhynë duke i vënë prangat babait të fëmijës.
Mohammed Nisham është pronar i ndërmarrjeve të shumta të duhanit dhe ndërtimit në jug të Indisë, si dhe është një koleksionist që ka në pronësi 18 makina super-luksoze.
Nëna i ka dalë në mbrojtje me krenari të birit, duke i thënë policisë: “Ai ka mësuar t’i japë makinës që pesë vjeç. Ka bërë xhiro me Lamborghini dhe Bentley. Është shumë i zoti por edhe i kujdesshëm”.

0 comments:

Post a Comment