Friday, May 3, 2013

Drenicakë, regjistrohuni në Prishtinë, t’i fitojmë zgjedhjet

Megjithëse ende nuk kanë përcaktuar kandidatin që do të garojë për të marrë pushtetin në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës ka hartuar një dokument interno strategjik për garën për Prishtinën.
Sipas një dokumenti të cilin e posedon gazeta “Bota sot” në 10 pika janë caktuar “detyrat dhe përgjegjësitë” për zgjedhjet vijuese për të cilat thuhet se “…konsiderojmë se duhet të ndërmerren këta hapa:”
Pikat janë këto:
Të gjithë zyrtarët e lartë të PDK-së, që jetojnë në Prishtinë dhe intelektualët e Partisë duhet të përfshihen në hallkat e organizimit partiak në degë dhe nëndegë,
Të krijohen relacione me mediet dhe me publikun,
Të organizohet nga të gjitha nëndegët komunikimi interaktiv me qytetarë,
Të pasqyrohet aktiviteti i nëndegëve në opinion,
Qysh tash të caktohet kandidati për kryetar të komunës dhe ai të njihet me strukturën organizative të partisë dhe të promovohet në opinionin publik,
Të fuqizohet roli opozitar i PDK-së në kryeqytet duke krijuar një lloj kabineti të qeverisjes së mirë dhe të komentohen të gjitha nismat, planet, rregulloret, projektet, prokurimi komunal duke proklamuar gjithmonë alternativë më të mirë,
Të ndihmohet dega financiarisht,
Qysh tash të caktohen dhe të trajnohen komisionarët dhe vëzhguesit e PDK-së për zgjedhje,
Duhet konsolidimi i shpejtë i RDK-së në Prishtinë
Me mijëra anëtarë dhe votues të PDK-së jetojnë në Prishtinë por votojnë në komunat tjera. Ata duhet të fillojnë të regjistrohen në Prishtinë.

0 comments:

Post a Comment