Sunday, April 28, 2013

Kacin: Fundi i “Luftës së ftohët” Kosovë-Serbi

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Jelko Kacin, vlerëson se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike dhe mund të krahasohet me fundin e Luftës së ftoftë në Evropë. Në një intervistë për të përditshmen kroate “Vecernji List”, Kacin ka vlerësuar se konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dërguar deri të shpërbërja e Jugosllavisë.
“Nëse shikojmë vetëm një vit pas, presidenti i atëhershëm serb, Boris Tadic ka nxjerr të gjitha argumentet e mundshme dhe të pamundshme që për shkak të pranisë së Kosovës të mos merr pjesë në takimet ndërkombëtare. Sot kemi shënuar dhjetë takime në nivelin më të lartë, në mes dy kryeministrave, takimin në midis dy presidentëve, dhe dialogu jo vetëm që ka filluar, por ka arritur shumë larg”, ka thënë Kacin, transmeton “Blic”.
Kacin ka kritikuar ish presidentin serb Boris Tadici, se ka funksionuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe rëndësinë e Qeverisë e ka lëshuar në nivelin më të ulët, sepse për të gjitha vendoste vetë. Ndërsa ka lavdëruar presidentin aktual Tomislav Nikolic , i cili pas marrjes së detyrës e ka lënë funksionin e kreut të partisë.
Ai ka lavdëruar edhe Dacicin duke hënë se është një kryeministër i vërtetë, ndërsa ka thënë se tash janë në pushtet partitë që kundërshtonin rrugën evropiane të Serbisë derisa ishin në pushtet, kurse tash kanë pranuar opsionin evropian,” dhe e dinë se opozita e tanishme nuk mund të votojë kundër”.
“Marrëveshjen e nënshkruajnë dhe janë të obliguara ta zbatojnë ata që më së shumti kundërshtonin pavarësinë e Kosovës”, tha Kacin.

0 comments:

Post a Comment