Monday, April 22, 2013

Bën tatuazh, vdes 23 vjeçarja

Tatuazhi i merr jetën ditën e sotme 23 vjeçares nga Italia. Mësohet se kjo fatkeqësi ndodhi mbi studentën disa orë pasi kishte bërë tatuazhin në trupin e saj.

Federica Lammateo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, përpara se të vendoste t’i shtonte trupit të saj një tatuazh.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi me 23 vjeçaren, por dyshimet paraprake bien mbi mundësinë që gjilpëra e tatuazhit të ketë depërtuar në shtyllë kurrizore. Tatuazhi duke qenë në fund shpinë mendohet të ketë shkaktuar ndonjë infeksion të paidentifikuar.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim mbi këtë çështje.

0 comments:

Post a Comment