Sunday, April 21, 2013

“Berisha adhurues i femrave seksi”

Media greke ka komentuar ditë më parë daljet publike, të kryeministrit Sali Berisha gjatë kohëve të fundit si një televizion si nëpër takime me anëtarësinë e PDsë nëpër ‘pub’-e të Tiranës me femra të ndryshme ‘vip’ si Çiljeta Xhilaga, Greta Koçi, Valbona Qereti, Rita Ora etj.

Sipas medias greke, Berisha është një adhurues i madh i femrave të bukura dhe këtë e vërteton nëse hyn në internet dhe kërkon në emrin e tij foto. Ekzistojnë, sipas medieve greke, dhjetëra fotografi të Kryeministrit Sali Berisha me këngëtare, prezantuese dhe në përgjithësi me femra të bukura të ‘Show-biz-it’ shqiptare, referon një prej agjencive greke të lajmeve në internet. Sipas po të njëjtit shkrim të kësaj medie, Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Demokratike shoqërohet dhe mban afër vetes dhe në selinë e Këshillit të Ministrave femra të bukura, të hijshme shumë sexy,transmeton IO.
Këto agjenci dhe blogje lajmesh greke kanë ekspozuar dhe një foto-reportazh interesant me fotografi të Kryeministrit Berisha me të gjitha femrat që shoqërohet dhe është shoqëruar.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ka qenë e para që ‘flirtoi’ për ca kohë me kreun e PD-së Berisha dhe ishte një nga prezantueset e fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009-t, thonë mediat greke. Sipas tyre, Xhilaga ishte dhe pjesë e grupit që këndoi këngën e fushatës së PD-së me sloganin e fushatës. Menjëherë pas rikonfirmimit të PD-së në pushtet në 2009-ën Çiljeta bëhet nënkryetare e FRPD-së pas kreut të këtij forumi Gert Bogdani dhe votohet njëkohësisht në Kongresin e PD-së si anëtare e Këshillit Kombëtarë të partisë.
Më pas kreu i PD-së, Berisha afroi një tjetër këngëtare siç është Greta Koçi e cila zuri vendin e Çiljeta Xhilagës në forumin rinor të PD-së si nënkryetare e komanduar siç ishte dhe vetë Xhilaga, thuhet në komentet e medias greke. Një tjetër afrim dhe risi ka qenë emërimi i zëdhënëses së re të PD-së, menjëherë pas kalimit të Erla Mëhillit në Kryeministri, ku në vend të saj Berisha zgjodhi një prezantuese televizioni siç ishte Silvi Bardhi, e cila menjëherë pas shtatzënisë së saj u zëvendësua nga Berisha nga një tjetër femër e paraqitshme dhe fotomodele, Laura Vorpsi, referon media greke.
Kryeministri Sali Berisha, sipas medieve greke, shoqërohet shpesh në dalje publike dhe nga femra të tjera të paraqitshme dhe sexy si këngëtarja Valbona Qereti, këngëtarja Rita Ora, aktorja Eliza Dushku si dhe adhuron sipas tyre këngëtaret e huaja si Rihana e Lady Gaga, transmeton shekulli.
Ditë më parë, informon media greke elektronike, Berisha emëroi në postin e Drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme, këngëtaren Greta Koçi. Sipas tyre, këngëtarja e cila nuk ka mbushur akoma 24 vjeç, pra 23 vjeç, dhe mbi të gjitha fare pa eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Këngëtarja, e cila ka pas dhe një denoncim për mashtrim në të kaluarën nga shoferi i saj në një prej revistave mujore në vend, është emëruar Drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe do të angazhohet me mbylljen e marrëveshjeve dhe negociatave të ndryshme me institucionet dhe partnerët, referon media. Media greke e ka cilësuar Kreun e PD-së, Sali Berisha, si një “Dashnor të Venedikut”.

0 comments:

Post a Comment