Saturday, April 27, 2013

Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet shkojnë drejt integrimeve evropiane. Por, ajo ka vlerësuar se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Lunacek ka thënë se “Beogradi, njerëzve të vet, pakicës serbe në veri të Kosovës, duhet t’ua sqarojë se kjo marrëveshje është më e mira për banorët e atjeshëm”, transmeton Beta.
Ajo ka thënë se mbështet fillimin e negociatave me Serbinë, por se në fund, para anëtarësimit në BE, Serbia do të jetë e detyruar ta njoh Kosovën.
“Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës”, ka thënë ajo.
“Askush në BE nuk mund të qëndrojë indiferent, pavarësisht nga qëndrimi që do të ketë ndaj Serbisë apo Kosovës, dhe të lejojë krijimin e një Qiproje të re në Union, sepse ky është testi i një shteti kufijtë e të cilit nuk janë definuar. Diçka të tillë më nuk do të ketë”, ka porositur Lunacek.
Ajo ka thënë se përafrimi i i Kosovës dhe Serbisë me BE-në është mundësia më e mirë që siguron se në tërë rajonin më nuk do të ketë luftëra, apo konflikte të armatosura, dhe njëkohësisht në Kosovë të mbretërojë paqja.

0 comments:

Post a Comment