Ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë spekulime për projektet e të ardhmes të Beyonces, por së fundmi në një reklamë të re ku ka qenë fytyrë këngëtarja amerikane, ajo duket të ketë zbuluar një prej këngëve të reja. eyonce ka qenë pjesë e reklamës së re të fushatës së linjës së saj të modës në kuadër të H&M dhe në këtë reklamë janë plot një minut e 30 skonda të një kënge të re të padëgjuar.
Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për këngën që mund të jetë e titulluar “Standing On The Sun”.
Ka shumë spekulime se Beyonce mund
të lansojë albumin e saj të ri gjatë këtij viti, përkundër faktit se
albumin e saj të katërt ajo e publikoi para vetëm dy vitesh dhe vazhdon
të shijojë suksesin e tij.
Shikoni për më shumë reklamën super
‘hot’ të Beyonces, e cila ka thyer të gjitha ‘ligjet’ e bukurisë me
formën e saj trupore pas shtatzënisë.
0 comments:
Post a Comment