Një familje treanëtarshe franceze, nga fshati Mentque-Nortbécourt, për historinë e çuditshme të së cilës u interesua edhe televizioni kombëtar, u largua nga shtëpia ku thuhej se jetonte një shpirt i ligë.
Njerëzve të pafatë autoritetet vendore po përpiqen t’ua gjejnë strehimin e ri të përhershëm, ndërsa ekzorcistët deri tash më kot po ballafaqohen me këtë “entitet” të panjohur!
Fenomenet paranormale janë vërejtur në shtëpi në korrik të vitit të kaluar. Me kohë shpirti u bë edhe më agresiv. Më 9 prill, p.sh., një mik i familjes përfundoi në spital për shkak se u godit papritmas me gur në kokë. Skenat e tmerrit në shtëpi janë vërtetuar edhe banorët tjerë, përjetime këto që ata po i ndajnë me mediat.
0 comments:
Post a Comment