Sunday, April 21, 2013

Femrat pëlqejnë aromën e meshkujve gjatë ovulacionit

Një studim i ri i botuar në “Evolution journal”zbulon se femrat janë më të tërhequra ndaj aromës së meshkujve me nivele të larta të testosteronit, por vetëm gjatë fazës së pjellorisë së tyre.

Hulumtuesit testuan se si preferencat seksuale të një gruaje ndaj aromës ndryshohen duke përdorur meshkuj vullnetarë të cilëve u ishin dhënë të veshin bluza për dy net rresht – dhe ndalohej përdorimi i aromatikëve tjerë.
Burrat, të cilët ishin matur për çdo nivel të testosteronit dhe kortizolit, e kishin të ndaluar pirjen e duhanit, ngrënien e hudhrës, qepës, djathërave të fortë dhe ushqime të tjera të athëta.
Vullnetaret femra në faza të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, nuhatën këmishët e meshkujve, dhe në një shkallë nga një deri në dhjetë, vlerësuan ndjesi, ëmbëlsi dhe intensitetin e erës, kur nivelet e testosteronit ishin më të larta. Femrat nuk treguan preferencë për nivelet e kortizolit, një hormon i cili i atribuohet sistemet imunitar më të fortë.
‘Vetëm disa studime kanë treguar se ciklet menstruale të grave ndikojnë preferencat e tyre bashkëshortore. Era myk e trupit i atribuohet androstenolit, një kimikat i prodhuar nga burrat më shumë se gratë. Nivelet e testosteronit mund të jenë të lidhura me prodhimin e këtyre molekulave androstenol, thanë studiuesit.
Nëse këto kimikate janë sinjale të cilësive mashkullore, apo vetëm një efekt anësor i tyre, mbetet e paqartë.

0 comments:

Post a Comment